Hej, mirësevini!
Unë jam Arrita,
themeluesja e Oki Doki Souvenirs.
Gjithçka nisi kur punoja (si dizajnere grafike) në një punëtori suveniresh.
Teksa krijoja produkte për të tjerët, nuk më hiqej nga mendja një pyetje—
pse nuk kemi suvenire më të lidhura me humorin dhe përditshmërinë?
Që pasqyrojnë kulturën tonë në një mënyrë të thjeshtë dhe argëtuese?
Ide pas ideje, e kuptova që duhej t’i bëja realitet.




Problemi
Kultura e pasur e Kosovës nuk është aq e dukshme sa duhet.
Pas përfundimit të shkollës, mundësia që të mësojmë më shumë për historinë dhe traditat tona vështirësohet.
Turistët vijnë këtu duke dashur të mësojnë, por informacioni është i mbuluar në libra të gjatë dhe të komplikuar, dhe kultura jonë nuk ekspozohet ashtu siç meriton.
Zgjidhja
Kjo është kur më erdhi ideja: Pse të mos krijoj suvenire që e bëjnë kulturën tonë argëtuese, të thjeshtë dhe të qasshme? Dëshiroja të ndërtoja diçka që do t’i mundësonte të gjithëve—vendësve, fëmijëve dhe turistëve—të përjetonin bukurinë dhe traditat e Kosovës në një mënyrë natyrale dhe të lehtë.
Dhe kështu lindi Oki Doki Souvenirs. Produktet i kam krijuar për të bërë historinë dhe kulturën e Kosovës argëtuese, tërheqëse dhe të paharrueshme. Pavarësisht nëse jeni turist apo vendës, unë dua që të merrni me vete një copë të Kosovës—e thjeshtë, autentike dhe plot zemër.
Rezultati




Qfarë bëjmë në të vërtetë
Ne krijojmë produkte nga zero, duke ndjekur procese të strukturuara që i japin çdo suveniri një personalitet unik. Me përvojën time si dizajnere grafike dhe ekspertizën në ilustrim, punë me makineri CNC dhe metoda moderne prodhimi, sigurohemi që çdo hap, nga vizatimi fillestar deri tek prodhimi në masë, të reflektojë pasionin dhe origjinalitetin tonë.


Ilustrim dixhital
Ne fillojmë çdo projekt duke vizatuar dhe ilustruar çdo produkt për të siguruar origjinalitetin e tij. Ky është hapi i parë në krijimin e një suveniri unik. Më pas, përgatisim mjetet e nevojshëm për prodhim, duke siguruar që çdo detaj të realizohet me përpikëri.
Krijim dhe Prodhim
Pas përgatitjes së mjeteve për prodhim, krijojmë një shembull të parë për të verifikuar cilësinë dhe përputhshmërinë me vizionin tonë. Kur jemi të kënaqur me rezultatin, vazhdojmë me prodhimin në sasi të mëdha, duke siguruar që çdo produkt mbart origjinalitetin dhe pasionin që na karakterizon.
1.
2.




3.
Montimi i produkteve
Në hapin përfundimtar, mbledhim me kujdes të gjitha pjesët e produktit dhe i montojmë për të formuar një artikull të plotë dhe të qëndrueshëm. Ky proces i asamblimit garanton që çdo detaj të funksionojë në harmoni, duke sjellë në jetë një suvenir unik dhe të cilësisë së lartë.


Çfarë ofrojmë për Biznese
Porosi të personalizuara
Kemi ekspertizën për të krijuar dizajne unike për biznesin tuaj. Qoftë që kërkoni magnetë, varëse qelësash, dhurata prej druri ose letre për punonjësit, ne i realizojmë të gjitha sipas kërkesave tuaja.


Porosi me Shumicë
Ne ofrojmë produkte në sasi të mëdha për dyqane që dëshirojnë të shtojnë koleksionin e tyre ose për ata që kanë ide për produkte të veçanta që e dinë se do të shesin mirë.
Përfshijnë vizitkarta, ftesa, kuti të vogla me dhurata dhe më shumë – ideale për promovimin e markës suaj dhe për krijimin e përshtypjeve të paharrueshme.
Dhurata Promocionale & Aksesorë




Foto të ndryshme
Një vështrim pas skenave! Këtu mund të shihni procesin e punës nga punishtja jonë e vogël, ku çdo produkt merr formë nga skicat e para deri te përfundimi.
















Suvenire dhe dhurata kreative me përmbajtje kulturore dhe argëtuese, që sjellin frymën e trashëgimisë shqiptare.
contact@okidokisouvenirs.com
+383 49 944 462
© 2025. All rights reserved.